Zelensky pret në takim disa senatorë amerikanë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mirëpriti në Kiev një delegacion të Kongresit të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell.
Zelensky përmes rrjeteve sociale tha se vizita “është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.
Presidenti ukrainas i falenderoi senatorët për ndihmën jo vetëm në luftë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike./21Media

Back to top button