Zelensky thotë se situata në lindje “mbetet jashtëzakonisht e vështirë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën tha se situata ushtarake në lindje të vendit “mbetet jashtëzakonisht e vështirë”.

Ai u shpreh se trupat ruse po tërhiqeshin në veri, me një ritëm “të ngadaltë por të dukshëm”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Por, paralajmëroi ai, ata po grumbulloheshin dhe “përgatiteshin për goditje të reja të fuqishme” në rajonin e Donbas-it dhe në qytetin e Kharkiv-it.

“Betejat e vështira na presin. Nuk mund të mendojmë se i kemi kaluar tashmë të gjitha provat.”, shtoi ai./21Media

Back to top button