Zelensky thotë se Ukraina ka thyer shtyllën kurrizore të ushtrisë ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se vendi i tij e ka thyer ”shtyllën kurrizore”, të ushtrisë ruse, madje sipas tij rusët do ta kenë të vështirë të rimarrin këmbët në disa vite të ardhshme.
Zelensky tha se kthimi në status quo-në e 23 shkurtit përpara se Rusia të pushtonte do të përfaqësonte fitore.
Sipas tij kjo do të nënkuptonte një fund të “fazës së parë” të luftës, madje sipas tij konflikti mund të zgjidhej plotësisht vetëm përmes diplomacisë.
Zelensky këmbënguli se vendi i tij ishte përgatitur në mënyrë adekuate për pushtimin dhe tha se rusët bënë nënvlerësime.
Presidenti  ukrainas i tha këto fjalë teksa po fliste në një intervistë 75-minutëshe së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska me rastin e shënimit të tre vjetorit që kur ai mori detyrën si president./21Media

Back to top button