Zëvendësimi i orëve gjatë fundjavës, reagon sërish Këshilli i Prindërve

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka kundërshtuar sërish vendimin e MASHTI-t për zëvendësimin orëve të humbura gjatë grevës të shtunave.
Ata përmes një postimi në Facebook kanë përmendur edhe politikat e reja të shteteve të zhvilluara.
“Janë disa shtete me organizim të lartë institucional e intelektual që po e legjitimojnë javën me katër ditë punë e tri ditë pushim. Belgjika, Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Japonia, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njihen deri tani si të tilla. Shumë shtete të tjera, por edhe ndërmarrje private, pritet ta përqafojnë së shpejti këtë ndryshim. Arsyeja kryesore: moslodhja e mosmërzitja por kreativiteti e mirëqenia psikofizike e të punësuarve.Ndërsa politkbërësit e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë rresht mësim janë të mundshme e nuk ka rëndësi a janë dakord për këtë fëmija e prindërit por edhe mësimdhënësit.”, thuhet në postimin e Këshillit të PRindërve.
Tutje prindërit kanë theksuar rëndësinë e diskutimit midis prindërve, mësimdhënësve dhe gjithë sistemin edukativ e arsimor.
“Pa dakordësi e pajtueshmëri të argumentuar ne do të vazhdojmë së bëri lëvizje të çrregullta, me efekte shumëanshmërisht penguese, pa perspektivë shpresëdhënëse se arsimi publik në këtë vend mund (e do) të dalë nga prapambeturia, jokoherenca e padobishmëria.Vizioni progresist i arsimit i pranon e i përthith arsyetimin, dijen, kreativitetin, respektin njerëzor e intelektual, gjithëpërfshirjen, dinjitetin e ligjshmërinë dhe i refuzon të kundërtat e tyre.”, përfundon reagimi.
MASHTI ka bërë thirrje për kompensimin e orëve të humbura gjatë të shtunave, ndërkaq kundër kanë dalë edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK).
Greva në tërë sektorin e arsimit kishte filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor deri në janar të vitit 2023.Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga./21Media

Back to top button