A ka efekt vaksinimi i fëmijëve pas kohës të caktuar? Flet pediatri Gëzim Xharra

Prindërit janë të detyruar që fëmijët e tyre t’i vaksinojnë menjëherë pas lindjes. Fëmijët marrin vaksina të ndryshme për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e ndryshme.
Vaksinat në fazat e hershme të jetës janë jetike, sepse ato mbrojnë foshnjat kur sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar plotësisht.
Pse janë obligative këto vaksina dhe në rast se nuk merret në kohën e caktuar a e ka të njëjtin efekt? Për portalin rtv21.tv ka treguar pediatri, Gëzim Xharra.
Xhara ka thënë se këto vaksina krijojnë imunitet tek fëmijët e porsalindur
“Vaksinat janë preparate biologjike që krijojnë imunitet kundër sëmundjeve ngjitëse – komunikuese. Si për shembull në vitin 1950, 500.000 raste të paralizës se fëmijëve e pas vaksinimit në 2020 kanë qenë vetëm 441 raste te të gjithë të pa vaksinuar”, ka thënë Xhara.
Pediatri për rtv21.tv ka treguar se vaksinat e fëmijëve përmbajnë “pjesë të viruseve apo baktereve të dobësuara të cilat quhen, vaksinat e “ gjalla” që janë: Influenza intranasal, varicella, frythi, parotiti, polio orale, variola, ethet e verdha, Rubeolla, Rotta virus) apo vakcinat e vdekura të inaktivizuara: influenza injeksion, pneumoccoc, toksoidi tetanozit, pertussis, Poliomielit injeksioni, Toksoidi diphterise, Hepatiti A, Hepatiti B, Mengoccoku, Encefaliti Japonez, Rabies, Manto testi.  (që konsistojne në fragmente të agjenteve biologjik si subtransa ngacmuese te imunitetit specifi.  Së fundmi RNA vaksina Bio NTech Pffizer për Covid -19“.

Xhara tutje ka shtuar se këto vaksina pavarësisht nga reaksionet përcjellëse kanë rrezikshmëri shumë te ulët.
Sipas tij, efektet anësore që mund të shfaqen te fëmijët pas vaksinimit janë: Dhimbje në vendin e ku ipet vaksina, temperaturë, plogështi, irritabilitet, rrallë herë  reaksionet janë më të renda sidomos te personat me imunitet të dobët ose sëmundje përcjellëse si ato malinje, AIDS.
Por sipas Xharës krahasuar me sëmundjen gjegjëse nga e cila mbrojnë vaksinat komplikimet janë më të vogla.
A e kanë të njëjtin efekt vaksinat edhe nëse nuk merret me kohë?
“Nëse vaksina nuk merret me kohë ajo përsëri bënë efektin mbrojtës edhe me vonese, por se ndërkohë rrezikohet fëmija të sëmuret nga sëmundjet ngjitëse nga mungesa e vaksinimit”, ka thënë Xhara.
Sipas pediatrit së shpejti mund të jenë të disponueshme edhe vaksinat terapeutike për alergjitë, sëmundjet auto imune dhe varësitë për fëmijët e vegjël./21Media

Back to top button