Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Bullgarisë viziton IPK-në, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj së bashku me Zëvendësminsitrin e Mimistrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, e kanë piritur në takim Zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Ivelina Dundakova.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore, shkruan rtv21.tv.

“Kryeshefi Hodaj i njoftoj mysafirët me funksionimin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet homologe Bullgare”, ka shkruar IPK-ja në “Facebook”.

Ndërsa, Dondakova, theksoi rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë integritetin në radhët e Policisë.

“Në fund të takimit palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në nismat e përbashkëta Rajonale”, thuhet në postim./21Media

Back to top button