Zgjedhet kryesuesi dhe anëtarët e bordit të ZRRE-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryesuesin dhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Me 64 vota, mazhoranca zgjodhi Ymer Fejzullahun për kryesues, ndërsa Gani Buqajn dhe Lutfie Dervishin, anëtarë të Bordit të ZRRE-së.
Pas votimit të këtyre tre anëtarëve është kompletuar bordi i këtij institucioni energjetik.
Ndërkohë, procesin e votimit e bojkotuan opozita.

Back to top button