Nagavci: 61.64% e nxënësve mbajtën mësim shtesë
Ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se procesi i organizimit të mësimit plotësues ka reflektuar dhe ndihmuar nxënësit në arritjen e rezultateve dhe kompensimin e mësimit të humbur.
Nagavci nuk i anashkaloi vështirësitë dhe sfidat të mëdha në shumë dimensione e në veçanti në fushën e arsimit.
”Bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të raporteve komunale, del se mësimin plotësues e kanë vijuar gjithsej 181.630 nxënës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën (I-XII), apo 61.64% e nxënësve në nivel vendi duke i realizuar gjithsej 100.365 orë mësimore. Për shkak të humbjeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë, konsideroj se është mëse e domosdoshme që vitin e ardhshëm shkollor të kemi një angazhim të shtuar në procesin arsimor”, ka shkruar Nagavci në facebook.
”Një numër i konsiderueshëm i nxënësve nuk kanë arritur të përcjellin mësimin e të arrijnë të përmbushin rezultatet e duhura. Në linjë me këtë, në fund të muajit prill morëm vendim që të organizohet mësim plotësues për fëmijët që kanë pasur ngecje në mësim gjatë pandemisë”, ka shkruar tutje Nagavci.
Ministrja gjithashtu i falenderoi të gjithë mësimdhënësit, shkollat dhe DKA-të për angazhimin e tyre.
Ajo tutje bëri të ditur se mësimi plotësues u organizua në fushat: Gjuhë dhe komunikimi, Matematikë dhe Shkencat natyrore./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?