Zjarr në një ndërtesë në Valencia, 10 të vdekur

Zjarrfikësit dhe autoritetet mjekoligjore në Spanjë thonë se 10 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një kompleksi apartamentesh 14-katëshe pasi zjarri e përfshiu atë në Valencia.

Veshja e ngjitur në pjesën e jashtme të ndërtesës si dhe erërat e forta thuhet se janë shkak për flakët që pushtuan ndërtesën në pak minuta.

Do të mbahet tri ditë zie.

Një çift i ri me dy fëmijë të vegjël dhe dy të moshuar më herët u tha se ishin mes të zhdukurve.

“Mund të konfirmojmë se në një inspektim fillestar policia mjeko-ligjore ka përcaktuar 10 trupa, 10 viktima, të cilët përkojnë me 10 personat që kemi si të pagjetur”, u tha gazetarëve Pilar Bernabé, përfaqësuesja e qeverisë spanjolle në rajonin e Valencias./21Media

Back to top button