Zjarr në Podujevë

 

Policia ka njoftuar se në fshatin Batllavë të komunës së Podujevës,  50 hektarë pyll janë përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:10 dhe policia rastin e ka cilësuar si ”zjarrvënie”.

”Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshi nga zjarri rreth 50 hektar pyll. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, është bërë e ditur në raportin e policisë./21Media

Back to top button