Zjarrfikësve të Zveçanit e Zubin Potokut i dhurohen dy automjete

 

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ndarë dy automjeteve për Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe shpëtimit për komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Drejtori i departamentit të zjarrfikësve, Milaim Mullaabazi ka thënë se këto automjete po dhurohen për zjarrfikësit e komunës së Zubin Potokut dhe Zveçanit, që të kenë intervenim sa me të shpejtë dhe efikas.

“Ne sot po i ndajmë dy automjete, komunës së Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ku janë të mirëseardhura për këto komuna, pasi që i kanë pasur pajisjet e vjetra, dhe sot po pajisen me automjete të reja ku do të kenë intervenime me të suksesshme, me të shpejta dhe me efikase”, ka thënë Mullaabazi.

Ndërsa Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq ka thënë se dhurimi i dy automjeteve të zjarrfikësve për Zubin Potokun dhe Zveçanin është ndihma e madhe. Ai ka thënë se bashkëpunimi në mes Ministrisë së Brendshme dhe këtyre dy komunave do të vazhdoj edhe ne të ardhmen.

“I falënderohem Agjencisë për Menaxhimit të Emergjencave e cila ju ka dal ne ndihme kërkesave te kryetarit te komunës. Siç e shihni Ministria e Punëve te Brendshëm dhe Agjencia për Emergjenca kanë dhuruar dy kamionë për komunat Zubin Potok dhe Zveçan.

Kjo është ndihme e madhe për këto komuna, shpresojmë sinqerisht qe ata do te shfrytëzohen sa me pak, por është një ndihme e madhe dhe besojmë qe Ministria e Punëve te Brendshme edhe ne te ardhmen do te bashkëpunoj me komunat dhe tu dal ne ndihme kërkesave te kryetarit te komunës aq sa është ne mundësin tonë, faleminderit”, ka thënë Radojevic.

Ndërsa, Udhëheqës i zjarrfikësve, Vladan Radomiroviq ka thënë se ky donacion ka kuptim të madh pasi që më herët i gjithë intervenimi ishte bërë vetëm me një kamion.

“Sa do t’ju bej përshtypje ky donacion, dhe ne çfarë kushtesh keni punuar deri tani, se pari isha falënderuar Ministrisë se Punëve te Brendshme pasi qe ata na kanë nda edhe agjencinë tonë ketë dhuratë të te them donacion te bukur, e cila për neve ka kuptim te madh, Natyrisht qe do te jemi me te shpejt me efikas dhe me te mire me kamionë te rinj. Kjo është automjet i specializuare cila për ne ka kuptim te madh. Deri tani te gjitha intervenimet i kemi bërë vetëm me një kamion i cili edhe nuk ka qen teknikisht ne rregull. Tani besojmë qe do te jete shume me lehte, jam falënderues Agjensionit dhe te gjithëve atyre te cilët na kanë nda ketë donacion”, ka thënë Radomiriq.

E Udhëheqës i zjarrfikësve ne Zubin Potok, Sasha Bozhoviq ka falënderuar Agjencinë e Menagjimit të Emergjencave si dhe Ministrinë e Brendshme për këto dy automjete të cilat do t’i ndihmojnë zjarrfikësit që t’i kryejnë detyrat e tyre me efikasitet.

“Falënderoj Agjencionin dhe Ministrin e Punëve te brendshme ne këtë donacion i cili shume do te ju ndihmoj zjarrfikësve ne kryerjen e detyrave te tyre dhe do të rris sigurinë e qytetareve nga zjarri dhe nga aksidentet e ndryshme”, ka thënë Bozhoviq./kp

Back to top button