Zjarri i fuqishëm rrezikon banesat në Velipojë

Flakët janë afruar deri në 3 metër afër banesave

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Reç i Ri në Velipojë. Mësohet se nga zjarri i cili është ndihmuar edhe nga temperaturat e larta kanë rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetëra bagëti.

Për ta fikur zjarrin kanë ndërhyrë fillimisht banorët e më pas dhe zjarrfikëset.

Sipas raportimeve një zjarrfikëse ka rrezikuar shumë pasi u rrethua nga flakët dhe tymi. Madje shoferi që e drejtonte i identifikuar si Ramiz Berhanxhia është asfiksuar për momentin por ka arritur që të shpëtoj dhe nuk ka pësuar dëme, por vetëm një helmim te momentit.

Falë ndërhyrjes së banoreve dhe zjarrfikësve është arritur që zjarri të neutralizohet. Banesat dhe banorët janë rrezikuar ndjeshëm sepse flakët janë afruar deri ne 3 metër afër tyre.

Mësohet se nga zjarri i cili është ndihmuar edhe nga temperaturat e larta kanë rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetëra bagëti.

 

Back to top button