Zotimet që dolën nga takimi i Abdixhikut me Kamberin

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që u diskutuan në takimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut me deputetin e e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani.
Adxhiku tha se gjatë takimit u diskutua se temat e lartcekura do t’i ngrisin së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm.
“Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç dhe ka ushtruar deri më tani – zërin e shqiptarëve në çdo mundësi të tij.”, deklaroi Abdixhiku.
Në zgjedhjet e përseritura në Tërnoc, Shaip Kamberi arrin votat e nevojshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë./21Media

Back to top button