ZRRE publikoi komentet që ka pranuar për tarifat e energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike-ZRRE sot publikuar komentet që ka pranuar lidhur me tarifat e energjisë elektrike.
ZRRE ka bërë të ditur përmes Facebook-ut se ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit.
“ZRRE gjatë procesit të konsultimit publik, në kuadër të Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit, si: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO, të cilat i gjeni në linkun më poshtë:
Komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë: https://www.ero-ks.org/…/Komentet e Sekretariatit…
INDEP_Komente ne Propozimin e ZRRE-se per tarifa te reja te energjisë: https://www.ero-ks.org/…/INDEP_Komente ne…
KOSTT_ Komente ndaj Raportit Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të të Hyrave Maksimale të Lejuara të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar: https://www.ero-ks.org/…/KOSTT_ Komente ndaj…
Komentet e FSHU ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE: https://www.ero-ks.org/…/Komentet e FSHU ndaj…
Komentet e OSSH ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE: https://www.ero-ks.org/…/Komentet e OSSH ndaj…
Gjithashtu ZRRE është duke pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim.”, ka bërë të ditur ZRRE.
Ndryshe, para dy ditësh, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se Qeveria ka hapësirat e nevojshme buxhetore për subvencionimin e 75 milionë eurove të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset./21Media

Back to top button