Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtare, Barcelona shkarkon Xavin

Barcelona zyrtarisht ka marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me Xavin. Në një takim në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta ka informuar Xavi Hernández se ai nuk do të vazhdojë si trajner i FC Barcelona në sezonin 2024-25.

“Sot, të premten, presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka informuar Xavi Hernández se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25. Takimi u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper dhe u ndoq gjithashtu nga zëvendëspresidenti sportiv Rafa Yuste, drejtori i sportit Anderson Luís de Souza, Deco, Xavi, Òscar Hernández dhe Sergio Alegre”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga Barcelona.

Klubi katalanas ka falenderuar Xavin për punën e tij si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten i ekipit dhe i uron atij çdo sukses në të ardhmen në botë.

Xavi Hernández do të jetë trajner i skuadrës për herë të fundit në ndeshjen e së dielës si mysafir ndaj Sevillas.

Gjatë ditëve në vijim, FC Barcelona do të bëjë një njoftim në lidhje me strukturën e re të ekipit të parë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button