Zyrtari në Pejë dyshohet se iu dha dokumente të Kosovës kundërligjshëm dy personave

 
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit në Vitomiricë të Pejës.
I njëjti dyshohet se në tetor të vitit 2018 dhe në prill të vitit 2019, u kishte mundësuar kundërligjshëm dy personave të pajisen me dokumente të Kosovës.
Tutje, Policia ka njoftuar se nga zyra e të dyshuarit si dëshmi janë sekuestruar dy lëndët e dyshuara.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button