Zyrtarja e lartë e USAID-it sot në Prishtinë

Ajo paralajmëroi mbështetje të fortë nga SHBA-ja për hapat e ardhshëm të dialogut në javët në vijim.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power qëndron sot për vizitë në Kosovë.

Zyrtarja e lartë e USAID-it do të pritet nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i zyrës së Kryeministrit, së bashku do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

Power vjen në Kosovë pasi vizitoi Beogradin të enjten, gjatë qëndrimit atje Power tha se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik dhe se kjo do të sillte përfitime ekonomike./21Media

Back to top button