​Mustafa premton mbështetje për prodhuesit e fidanëve

Mustafa vazhdon vizitat në terren

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, dhe përfaqësues të shoqatave bujqësore, kanë vizituar prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra në këtë komunë.

Ata janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet në këtë kohë për prodhimin e materialit fidanor dhe me ecurinë e kultivimit të kulturave bujqësore.

Mustafa u premtoi mbështetje prodhuesve të fidaneve.

Pavarësisht situatës së krijuar, unë do të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës suaj, duke iu ofruar përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra. Po ashtu, do të vazhdojë mbështetja me subvencione dhe grante, për të lehtësuar veprimtaritë e juaja bujqësore dhe që tregu vendor të jetë i furnizuar vazhdimisht me prodhime të freskëta dhe cilësore”, ka thënë Mustafa./21Media

Back to top button