​Ngjarjet e datës 12 dhjetor

Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne vend

Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-çerdhes në Prizren. (Lagjja “Bajram Curri” në Prizren, ora 10:00)

Në ditën ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, mban tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!”. (Hotel “Sirius”, ora 12:00)

Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës”. (Hotel “Ulpiana” në Graçanicë, ora 10:30)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve proteston para Qeverisë. (Ora 12:00)

Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë, përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn, ora 12:00)

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë – Nevoja për Vetting”. (Hotel “Sirius”, ora 14:00) së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland dhe drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, flasin në takimin me kryetarët e komunave. (“International Hotel Prishtina”, ora 16:00)

Back to top button