​Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave

Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shfuqizuar sot vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Vendimi nuk ka efekt për uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave 100 për qind.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka vendosur edhe për shfuqizimin e disa vendimeve të tjera që ndërlidhen me strukturën organizative të Zyrës së kryeministrit.

Back to top button