Ngritet aktakuzë kundër 3 personave në Pejë

Prokuroria e Pejës ka ngritë aktakuzë për vepër penale të grabitjes kundër 3 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J.G. L.G. dhe T.TH. për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit duke vepruar në grup kanë kryer vepër penale “Grabitje” nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit J.G. L.G. dhe T.TH, me datë 24.11.2016 rreth orës 20:27 në Pejë, rr. “UÇK-së”, në marketin “E-Market”, duke vepruar në grup, pasi paraprakisht ishin marrë vesh i kishin ndarë detyrat për kryerjen e grabitjes. Me të arritur në vendin e lartcekur, të pandehurit L.G. dhe J.G. dalin nga vetura të cilën e drejtonte i pandehuri T.TH. vejnë maskat në kokë dhe derisa e dëmtuara V.K. ishte vetëm në lokal, të pandehurit L.G. dhe J.G. futen brenda, ku i pandehuri L.G. nën kërcënimin e armës i drejtohet të dëmtuarës e pastaj së bashku me të pandehurin J.G. marrin paratë, largohen nga aty dhe më pas parat i ndajnë në mënyrë të barabartë “, thuhet në njoftimin e dërguar.

Po ashtu në njoftim thuhet se Prokuroria ka ngritur aktakuzën pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për çka të pandehurit e lartcekur, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./21Media

 

Back to top button