Iu nënshtrua një operacioni delikat

Iu nënshtrua një operacioni delikat

Një djalë nga Indonezia i është nënshtruar një operacioni delikat, pasi që është sulmuar në qafë nga një peshk shtizë.

Muhammad Idul ishte në peshkim me prindërit e tij në ujërat e Burtonit në juglindje të provincës Sulawesi të shtunën, kur një peshk shtizë kërceu nga uji. Ai shpoi në qafën e 16-vjeçarit dhe pjesën e pasme të kafkës së tij.

Studenti u dërgua në spital për trajtim, pastaj iu nënshtrua operacionit për largimin e peshkut nga qafa e tij dy ditë më vonë.

Fotografitë që u bënë virale tregojnë se si kishte depërtuar peshku shtizë në qafën e tij, poshtë mjekrës së tij deri në pjesën e prapme të kafkës së tij.

Operacioni delikat i cili zgjati dy orë u realizua nga tre kirurgë dhe dy anestezistë të hënën, transmeton rtv21.tv

Muhammadi po shërohet, por ende është në spital për shkak të rreziqeve nga infektimi./21Media