50-vjeçari merr pjesë në operacionin ku po kërkohej vetë ai

Një burrë 50-vjeçar nga Turqia, i quajtur Bayhan Mutlu, u raportua i zhdukur disa ditë më parë nga lagjja rurale e vendit Cayyaka. Zona është pranë qytetit Inegol në Provincën Bursa të Turqisë.
Ditën kur ndodhi ky incident qesharak, Bayhan dhe miqtë e tij pinë alkool së bashku. Pas kësaj, 50-vjeçari nuk u kthye në lagje, ai ishte futur diku në pyll, transmeton rtv21.tv.
Mutlu ka befasuar autoritetet, kur në operacionin për kërkimin e tij u paraqit vetë ai, për të ndihmuar. Ai ishte i dehur.
Ekipet e shpëtimit kishin nisur kërkimin në zonën ku ishte parë së fundi dhe mori një befasi të këndshme kur thirrën emrin e personit.
Në momentin e thirrjes u paraqit një njeri para dhe pyeti: “Kë po e kërkojmë? Unë jam këtu”. Ishte vetë Mutlu./21Media

Back to top button