Regjistrohen 14.608 nxënës në arsimin e mesëm

Në Maqedoni hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve

Në paraqitjen e dytë nga afati i parë i regjistrimit, i cili u realizua dje, në shkollat e mesme publike në vitin e parë të vitit shkollor 2017/2018 janë regjistruar 3.151 nga 6.288 nxënës të regjistruar. Pas dy paraqitjeve në afatin e parë të regjistrimit (28-29 qershor dhe 5 korrik) janë regjistruar gjithsej 14.608 nxënës, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Rezultatet për nxënësit e regjistruar në paraqitjen e dytë janë publikuar sot. Prej 3.151 nxënësve të regjistruar, 2.639 janë në gjuhën mësimore maqedonase, 495 për mësim në gjuhën shqipe, nëntë nxënës për mësim në gjuhën turke dhe tetë persëritës.

Sipas llojit të arsimit, në paraqitjen e dytë nga afati i parë i regjistrimit në gjimnazet janë regjistruar 1.081 nxënës (992 në gjuhën maqedonase, 85 nxënës në gjuhën shqipe dhe katër në gjuhën turke), në shkollat e mesme profesionale janë regjistruar 2.036 nxënës (1617 në gjuhën maqedonase, 406 në gjuhën shqipe, pesë në gjuhën turke dhe tetë përsëritës).

Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar nuk është llogaritur numri i nxënësve nga shkollat e mesme për arsim të arteve dhe gjimnaz sportiv, pais nxënësit në ato shkolla japin provime shtesë, shkruan TV21.TV

Në afatin e parë të regjistrimit pas dy paraqitjeve, janë regjistruar gjithsej 14.608 nxënës prej të cilëve: 11.456 nxënës për mësim në gjuhën maqedonase, 2.959 për mësim në gjuhën shqipe, 108 për mësim në gjuhën turke dhe 85 përsëritës.

Sipas llojit të arsimit, në dy paraqitjet në afatin e regjistrimit në qershor janë regjistruar gjithsej 5.997 nxënës në arsimin gjiminazist (4.840 nxënës në gjuhën amqedonase, 1.026 në gjuhën arsimore shqipe, 68 nxënës në gjuhën turke dhe 63 përsëritës), 8.187 në arsimin profesional (6.253 në gjuhën maqedonase, 1.873 në gjuhën shqipe, 40 në gjuhën turke dhe 21 përsëritës.

Semimaturantët, të cilët edhe pas paraqitjes së dytë nuk kanë arritur të regjistrohen në shkollë të mesme, mundësia e ardhshme është afati i regjistrimit në gusht. Sip informon MASH, ka gjithsej 22.307 vende të lira në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit.

Për mësim në gjuhën maqedonase, të lira janë 14.334 vende, për gjuhën shqipe 7.089, për gjuhën turke 810, për mësim në gjuhën serbe 34 vende dhe 40 vende të lira për përsëritës.

Në gjimnaze janë të lira 5.736 vende (3.220 për nxënës në gjuhën maqedonase, 2.131 në gjuhën shqipe, 340 vende për nxënës në gjuhën turke, 34 për nxënës në gjuhën serbe dhe 11 vende për përsëritës)

Në arsimin e mesëm profesional mbeten 16.465 vende prej të cilave: 11.084 për nxënës në gjuhën maqedonase, 4.892 për nxënës në gjuhën arsimore shqipe, 470 për gjuhë turke dhe 10 vende për përsëritës.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e regjistrimit në gusht do të bëhet më 24 gusht, ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen më 25 gusht të vitit 2017./21Media

Back to top button