84 gjoba për ndotësit e mjedisit gjatë muajit dhjetor

Prin Prishtina me numër më të madh të gjobave

Janë shqiptuar 84 gjoba mandatore për ndotësit e mjedisit në të gjitha komunat e Kosovës gjatë muajit dhjetor. Kjo është bërë e ditur nga “Let’s Do It Kosova”

“Edhe në muajin dhjetor, ngjashëm si në nëntor, Komuna e Prishtinës vazhdon t’i prijë listës së komunave me më së shumti gjoba të shqiptuara, gjithsej 25, pasuar nga Komuna e Mitrovicës dhe

Junikut, në të cilat janë shqiptuar 10 gjoba nga inspektorët mjedisor.”, thuhet në njoftim

“Ta pastrojmë Kosovën”, bën të ditur se në Pejë janë shpërndarë 6 gjoba për ndotësit, dhe Prizrenin ku janë shqiptuar 4 gjoba. Kurse me 3 gjoba të shqiptuara janë Komuna e Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit, Rahovecit dhe Gjilanit.

“Në Komunën e Lipjanit dhe atë të Drenasit janë shqiptuar vetëm nga dy gjoba për ndotësit, ndërsa në Komunat, si: Suharekë, Shtime, Istog, Gjakovë dhe Obiliq janë shqiptuar vetëm nga 1 gjobë për ndotësit.

Por, asnjë gjobë e vetme nuk është shqiptuar në komunat, si: Fushë Kosovë, Skenderaj, Podujevë, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Klinë. “, thuhet në komunikatën e “Let’s Do It Kosova”.
Nga të dhënat e monitorimit të kësaj organizate rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara ishte ai për hedhjen e mbeturinave dhe materialeve ndërtimore jashtë vendeve të caktuara.

Gjatë monitorimit, të kryer nga Ekipi i Let’s Do It, rezulton se sfidë për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore vazhdon të mbetet mospajisja e Policisë së Kosovës me tiketa të gjobave mandatore si dhe mungesa e inspektorëve mjedisor në disa prej komunave./21Media

Back to top button