9 të vdekur dhe rreth 300 të zhdukur nga shembja e digës

Pas kësaj katastrofe ka pak shpresa për gjetjen e njerëzve të gjallë

Rreth 300 njerëz janë zhdukur pasi një digë u rrëzua në një minierë të hekurit në brigjet juglindore, të Brazilit, kanë njoftuar zyrtarët.

Kjo shkaktoi një det të llumit me baltë që kishte varrosur lokalin ku qindra punëtorë po hanin drekë.

Guvernatori, Romeu Zema tha se ka pak shansa për gjetjen e njerëzve të gjallë. Deri më tani nëntë persona janë konfirmuar të vdekur, transmeton rtv21.tv.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e digës, në pronësi të kompanisë më të madhe minerare të Brazilit, Vale.

E ndërtuar në vitin 1976, diga përdoret për të depozituar mbetjet nga minierat.

Incidenti vjen pas tri vjetësh që kur një digë u rrëzua në Mariana, kështu duke vrarë 19 persona, në atë që konsiderohet katastrofa më e keqe mjedisore e Brazilit./21Media

Back to top button