A do të akuzohet nga Specialja, tregon Thaçi

Presidenti iu përgjigj zërave se ai do të thirret nga Gjykata Speciale

Unë kam pasur rolin tim që ka qenë transparent dhe angazhues në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente ai i bëri në emisionin “Argumet Plus” të RTV21, ku u pyet se si u përgjigjet zërave që thonë se ai do të thirret nga Gjykata Speciale.

“Gjërat nuk duhet të individualizohen, jam shumë krenar me atë që kemi bërë. Kosova është e lirë e pavarur, sovrane dhe në këtë drejtim mendoj që do të punohet maksimalisht me gjithë faktorin politik”, tha Thaçi, shkruan rtv21.tv

Sipas tij, UÇK-ja ka qenë lëvizja më e suksesshme ndonjëherë në historinë botërore.

“Ka zhvilluar një luftë të pastër, ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe ka arritur rezultate më spektakulare duke integruar dhe NATO-n në përpjekjet tona për të ndalur gjenocidin e Serbisë”, përfundoi Thaçi./21Media

Back to top button