Akil Gjakova i siguron medaljen e tretë Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

Akil Gjakova i siguron medaljen e tretë Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

Akil Gjakova është xhudisti i radhës që i siguron medalje Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Xhudisti ynë u kualifikua në finale të kategorisë -73 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Akili mposhti Mohamed Mohyeldin të Egjiptit.

Finalja e Akil Gjakovas me Bilal Ciloglu (Turqi) zhvillohet në ora 17:00.

Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë filluar nga 22 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 1 korrik 2018./21Media