Aksident me fatalitet në Prishtinë, Policia jep detaje për RTV21

(Lajm i përditësuar)


Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani”, përpara objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për ndriçimin e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor./21Media


Aksident i rëndë te Ministria e Arsimit, vetura ka goditur një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani”, përpara objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Aty dyshohet një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetar.

Portali rtv21.tv është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Policia.

Back to top button