Aksident në magjistrale, Pejë-Deçan, lëndohet rëndë një femër

Zjarrfikësit intervenojnë për ta nxjerr nga vetura të aksidentuarën

Në rrugën magjistrale Pejë-Deçan sot në mëngjes ka ndodhur një aksident, ku një femër ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq ku janë përfshirë dy vetura, njërën e ngiste një femër ndërsa tjetrën një mashkull i cili tashmë është i dyshuar.

Me të marr informatën Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe me kërkesë të Policia kanë shkuar edhe ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve.

E lënduara është nxjerr nga vetura me ndihmën e zjarrfikësve dhe e njëjta është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë.

Policia njoftoi se deri të aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pasigurt, dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit.

Back to top button