Aksident në Prishtinë

Sot rreth orës 08:45 ka ndodhur një aksident në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se ekipi i mjekëve emergjent në vendngjarje ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.”, ka bërë të ditur Borovci./21Media
 

Back to top button