Portesta për ngrohjen globale

Portesta për ngrohjen globale

Aktorja e njohur Jane Fonda u arrestua nga policia amerikane teksa protestonte para selisë së Kongresit të Washington DC., për të kërkuar që të merren masa kundër ngrohjes globale.

Pamjet kur artistja arrestohet nga policia, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, transmeton rtv21.tv.

81 vjeçarja protestonte bashkë me grupin ‘Oil Change International’. E frymëzuar nga Greta Thunberg, aktorja kishte paralajmëruar më herët protestën në rrjetet sociale.

Do jem çdo të premte para Kongresit, diell apo shi qoftë, e frymëzuar nga kurajo e lëvizjes së nisur nga të rinjtë tanë. Nuk mund të rri indiferente, industritë po shkatërrojnë planetin tonë. Kam ardhur në Washington DC, për të qenë më pranë epiqendrës së luftës në mbrojtje të klimës“, shkruan aktorja.

Aktorja ka pasur një histori rreth aktivizimit të saj në protesta. Ajo ishte fotografuar duke folur në grevën globale të klimës në Los Angeles muajin e kaluar.

Ajo ka mbështetur gjithashtu Black Panthers, një grup radikal politik që synonte të siguronte patrulla të armatosura të qytetarëve për të monitoruar sjelljen e policisë dhe për të sfiduar brutalitetin e policisë në Oakland./21Media