Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Po ashtu, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë

Në orët e mesditës të datës 14 shkurt 2019, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, njofton Policia e Kosovës.

“Kontrolli policor është realizuar në  shtëpinë  e të dyshuarit me ç’rast në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm: dy pushkë ajrore, një pistoletënjë pushkë cal 6.35 mm, një pushkë gjuetie, nëntë (9) copë fishekë, një tytë e pushkës ajrore, një thikë ushtarake, dy dylbi të pushkës, një thikë dhe një boks hekuri. Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme, gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’./21Media

Back to top button