“Ata që kanë sygjeru mu shty me Bechtel Enkan, janë amaterë”

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte kryeministri Ramush Haradinaj

Temë diskutimi në bisedime ishte edhe çështja e 53 milionëve të Bechtel Enka që bëri bujë të madhe.

Pati edhe shumë sugjerime se kjo çështje duhet dërguar në gjykatë, mirëpo Haradinaj ka deklaruar se një padi e tillë do të ishte shumë e keqe për Kosovën, shkruan rtv21.tv.

Sipas Haradinajt ata që kanë sugjeruar që Kosova të hedhë B&E në gjyq janë amaterë, pasi po të ndodhte kjo, edhe rruga do të mbetej e pakryer, edhe do të paguanim shuma të mëdha për Bechtel Enkan, e këta të fundit mund ta dërgonin Kosovën në gjykatë, andaj Haradinaj u është falënderues që kanë kuptuar gjendjen financiare të Kosovës./21Media

Back to top button