Bajrami: Haradinaj po don me shku në zgjedhje me kartën e tarifës

“Qytetarët e Kosovës janë shumë të etur që Qeveria dhe institucionet me marrë masa kundër Serbisë”

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin debatues “Click” të RTV21 ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dëshiron që të shkoj në zgjedhje me kartën e tarifës.

“Qytetarët e Kosovës janë shumë të etur që Qeveria dhe institucionet me marrë masa kundër Serbisë sepse na e dijm çka na kanë ba. Nuk janë shumë 20 vjet edhe e dijm çka kemi përjetu dhe plagët e tyne i kemi secili në familjet tona, qoftë në rrethin e ngusht, qoftë në rrethin e gjanë”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se përgjegjësia e kësaj Qeverie është te shpenzimi i taksave, te ligji i pagave, te sektori privat ku sipas saj nuk është bërë asnjë politik përveç se janë rritur inspektorat./21Media

Back to top button