Kryebashkiaku iu ka premtuar se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira

Kryebashkiaku iu ka premtuar se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira

Është shtyrë qëndrimi në hotele i banorëve të Thumanës që kanë humbur banesat nga tërmeti i 26 nëtorit 2019.

Autoritetet vendore dhe qendrore janë tërhequr nga vendimi për t’i larguar nga hotelet e Shëngjinit. Afati i fundit i lënë më parë ishte 3 janari, por duke qenë se jo të gjithë kanë gjetur banesat me qira, vendimi për qëndrimin e tyre në hotel është shtyrë.

Një fakt i tillë është konfirmuar nga vetë banorët, të cilët kanë thënë se mbrëmjen e së mërkurës kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushin.

Sipas tyre, Bushi iu ka premtuar se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira.

Dhe në fakt një gjë e tillë duket e vështirë për këta banorë, sipas së cilëve tregu i qirave është rritur./oranews