Bëri fekondimin in vitro, priti të lindte një fëmijë, i lindën 3

Gruaja ka mësuar lajmin kur ka shkuar të bëjë kontrollin mjekësor

Një nënë, që bëri fekondim in vitro pas disa vitesh përpjekje për të ngelur shtatzënë ka sjellë në jetë trenjakë. Por, dy prej fëmijëve janë konceptuar në mënyrë natyrale, pasi Betty Bienias nuk ka zbatuar këshillat e mjekëve për të mos kryer marrëdhënie seksuale në ditët para fekondimit in vitro.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Pawel nga Corsham (Angli) kishin provuar 7 vjet për tu bërë prindër. Kur Betty ka bërë fekondimin in vitro, ajo ka konceptuar një foshnje në mënyrë artificiale dhe dy në mënyrë të natyrshme, si pjesë e së njëjtës shtatëzëni. Nëna e trenjakëve është tronditur kur ka zbuluar lajmin.

Dy prej foshjave raportohet se janë konceptuar 1 javë para foshnjes së tretë. Kur është bërë fekondimi, mjekët nuk e kishin ditur se Betty ishte shtatzënë me binjakët.

Bienias ka pranuar se nuk kanë dëgjuar këshillat për të mos kryer marrëdhënie seksuale ndaj edhe ka mbetur shtatzënë me tre fëmijë. Ata kanë mësuar lajmin vetëm kur kanë shkuar të bënin kontrollin mjekësor.

Mathylda dhe Borys, si edhe Amelia e konceptuar me IVF, ndodhen në shtëpi dhe janë të shëndetshëm, raporton oranews.

Back to top button