Bizneset pajisjen me Numrin Unik Identifikues

Numri Unik Identifikues lehtëson procedurën e regjistrimit të biznesit apo edhe të ndryshimit të të dhënave

Numri Unik Identifikues (NUI) i vendosur nga ARBK si dhe procedurat që bizneset janë të obliguara të ndjekin për pajisjen me këtë numër, ishin tema kryesore e diskutimit të sotm në takimin e realizuar nga përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës, zëvendësministrit të Financave, Hyzer Gashi me drejtoreshën e ARBK-së, Nexhmije Selimin.

Zyrtarja Mirjeta Shala ka thënë se bizneset anëtare kanë paraqitur kërkesë të informohen më detajisht lidhur me këtë numër.

Ndër çështjet me interes për bizneset është të informohen nëse bartja e NUI do të bëhet automatikisht në ATK dhe Dogana, apo kjo procedurë duhet të realizohet nga ana e biznesit”, ka thënë Shala.

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi ka kërkuar të informohet më detajisht lidhur me interesimin e biznesve për pajisje me Numrin Unik Identifikues dhe procedurën, të cilën duhet ndjekur për të.

Drejtoresha Selimi është shprehur që NUI është bërë me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset, pasi që do të bëhet një numër i vetëm përmes së cilit kanë filluar të njihen bizneset në çdo institucion publik.

Ndër të tjera, kjo lehtëson procedurën e regjistrimit të biznesit apo edhe të ndryshimit të të dhënave, pasiqë tani ajo mund të bëhet në kohën që është më e përshtatshme për biznesin dhe përmes internetit.

Ajo ka shtuar që nga funksionalizmi i numrit më 11 shkurt, aplikimet brenda ditës po kalojnë 250 biznese, të cilat mund të aplikojnë online apo personalisht në zyrat e ARBK-së dhe kalimi i të dhënave tek institucionet tjera (ATK dhe Dogana) bëhet në mënyrë automatike.

Në fund të këtij takimi, Gashi ka propozuar të realizohet një punëtori e përbashkët ndërmjet ARBK-së, ATK-së dhe Odave, në mënyrë që të arrihet harmonizimi i punëve dhe bizneset të informohen në detaje në lidhje me të gjitha procedurat.

Back to top button