Burri i Vjosa Osmanit i thotë Abelard Tahirit se do të shihen në gjyq

Sadriu-Tahirit: Kërko falje ose shihemi në gjyq

Bashkëshorti i Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri në “Argument Plus” në RTV21 për punësimin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sadriu i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të PDK-së, që ai është konsull.

Ai tutje tha se ka filluar punën në MPJ më 1 gusht 2008 si gjeneratë e parë e diplomatëve të karrierës, ndërsa në lidhje bashkëshortore me Vjosën është nga viti 2012.

Sadriu ka thënë që deputeti Tahiri duhet të kërkojë falje për shpifjet ose do të shihen në seanca gjyqësore.

Deputeti Abelard Tahiri në “Argument Plus” pyeti pse ministri Konjufca e përjashtoi nga shkarkimi burrin e Vjosa Osmanit duke shtuar se kjo është lidhje familjare./21Media

Back to top button