Burri vret gruan me thikë dhe arratiset

Policia në kërkim të të dyshuarit

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Durrës të Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, ku shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./oranews

Back to top button