Bytyqi: Korpusi i Paqes po jep rezultate të mira për nxënësit tanë

Është theksuar nevoja e bashkëpunimit më të madh me drejtoritë komunale të arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim drejtoren e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, me të cilën ka biseduar për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në disa shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës.

Ai me këtë rast ka falënderuar Grant-in për kontributin që po japin vullnetarët e Korpusit të Paqes në mësimin e gjuhës angleze për nxënësit tanë dhe tha se ky angazhim ka dhënë vazhdimisht rezultate të mira.

“Në këtë takim biseduam edhe për mundësinë e shtrirjes së programit edhe në komuna, të cilat nuk janë të përfshira aktualisht në këtë program. Në këtë drejtim, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh me drejtoritë komunale të arsimit, në mënyrë që programi të ketë sa më shumë sukses në ngritjen e cilësisë në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës angleze”, ka shkruar Bytyqi në facebook.

Back to top button