Ceca mbërriti në Kosovë, gati për koncertin në veri të Mitrovicës

Raportohet se këngëtarja serbe kaloi kufirin

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq e njohur në publik si Ceca, sot do të mbajë koncert në Mitrovicë me fillim nga ora 12:00.

Ky koncert është pjesë e protestave kundër taksës 100%  ndaj produkteve serbe. Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Sot në ora 12:00 do të fillojë një koncert dhe Ceca tani më ka kaluar kufirin, raportojnë mediet serbe.

“Raznatoviç shkoi sot në Kosovë, ku ajo do të përpiqet ta bëjë koncertin më të lehtë, siç tha ajo, për të lehtësuar situatën për të gjithë atje. Pa asnjë problem, ai kaloi kufirin dhe më pas vazhdoi në Mitrovicë”, ka raportuar Blic.

“Ne shkuam dhe mbërritëm në Kosovë. Do të të shihemi së shpejti, ju dua”, Ceca tha në rrjetet sociale.

Ražnatoviq ka theksuar se nuk ka frikë të mbajë koncert në Kosovë.

“Nëse do të kisha frikë, nuk do të pranoja koncertin!”, u përgjigj ajo duke dërguar edhe një mesazh për serbët në Kosovë. “Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë. Dua që ata të jenë të bashkuar. Situata është e tillë që është dhe unë pres përfundim pozitiv, në çfarëdo rasti. Kurrë nuk kam qenë pesimiste, nuk do të jem as tani”, përfundoi Ceca.

Ndërkohë në Kosovë u kritikua ardhja e saj. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu përmes një shkrimi në “Facebook” tha se Ceca nuk po vjen te prezantoj art në Kosovë por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura te shqiptarve që i shkaktoi bashkëshorti i saj.

Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro./21Media

Back to top button