Llapashtica: Jemi përgatitur për t’i ofruar mbështetje kosovarëve në Irak.-Mjeku: Jemi të gatshëm që të ndihmojnë shtetasit e Kosovës në rast nevoje

Llapashtica: Jemi përgatitur për t’i ofruar mbështetje kosovarëve në Irak.-Mjeku: Jemi të gatshëm që të ndihmojnë shtetasit e Kosovës në rast nevoje

Tensionet pas vrasjes së gjeneralit iranian nga forcat amerikane dhe kërkesës së Parlamentit të Irakut që të largohet ushtrai amerikane nga ky shtet sollën në vëmendje edhe sigurinë e të punësuarve kosovarë në bazat ushtarake amerikane në Irak. Republika e Kosovës nuk ka ambasadë në  Irak. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka vënë në veprim  misionet diplomatike afër Irakut për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe në rajon. Ambasadori i  Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku flet për RTV21 për sigurinë e të punësuarve kosovarë në Irak.(Përgaditi- Valmira HOTI)./21Media