Çmimet e naftës vazhdojnë të bien

Nafta ende po pëson rënie të çmimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Çmimi i naftës sot vazhdoi të shënojë rënie për shkak të ngritjes së rezervave në SHBA dhe parashikimeve të Agjencisë ndërkombëtare për energjetikë (IEA) se rritja e prodhimit të naftës në vendet jo anëtare të OPEC-ut do të tejkalojë pritjet për kërkesa në vitin 2018.

Nafta në tregun e New York-ut shënoi rënie për madje 1,6 për qind, pasi që në tri ditët e kaluara ishte forcuar për 1,8 për qind, transmeton agjencia e New York-ut, Bloomberg.

Back to top button