Demhasaj ngrit dyshimet se “prapa organizatës IRDDNJSP është ndonjë parti politike”

Arton Demhasaj e quan të pamatur vendimin e KQZ-së për ta akredituar këtë organizatë

Arton Demhasaj nga organizata jo-qeveritare “Çohu”,  në edicionin special për Zgjedhjet “Kosova Voton” në RTV21, ka folur edhe  rreth organizatës së ashtuquajtur “Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike”. Ai ka thënë se kanë vërejtur se kjo organizatë nuk paguan tatim në ATK.  Sipas tij organizata nuk është duke u financuar nga ndonjë donator ndërkombëtar për faktin se nuk ka numër fiskal të regjistruar. “Kështu që dyshimet prapë po them se janë që potencialisht mund të jetë ndonjë parti politike prapa saj, për shkak se me pesë mijë vëzhgues i bjen që në çdo vendvotim të Kosovës janë së paku nga dy persona, tash një fluks i madh i njerëzve në një vendvotim edhe kjo mund të jetë një burim potencial i keqpërdorimit të votës”, ka thënë Demhasaj.

Ai po ashtu ka shtuar se i kanë bërë thirrje prokurorisë së shtetit, policisë që të bëjnë hetime për këtë organizatë dhe po presin që institucionet do të bëjnë hetime karshi këtyre njerëzve.
Demhasaj e ka cilësuar si veprim të pamatur dhe të palogjikshëm të KQZ-së akreditimin e kësaj organizate. “KQZ-ja duhet me jep sqarim se çfarë dokumente ka kërkuar nga kjo organizatë që e ka akreditu për me qenë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve” ka dekalruar ai./21Media

Back to top button