Përqindja e votuesëve në qendrën kryesore të votimit në Klinë

Deri në ora 11:00 në njesinë më të madhe 0102 në Klinë votuan 825 votues (7,69%)

Sipas menaxherit të qendres kryesore të votimit në Klinë, Gani Ahmetxhekaj, deri ne ora 11:00 në njesinë më të madhe 0102 në 12 qendrat e votimit në Klinë votuan 825 votues (7,69%)

Kryetarja e KQZ-së tha se në të gjitha komunat e Kosovës deri në orën 11:00 kanë votuar 150 mijë e 244 votues apo 8,45% krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, ku kishin votuar 168 mijë e 616 të votuesve apo 9.46 % qytetarë me të drejt vote.

Në këtë qendër të votimit të drejtë vote kanë 10731 votues, 3900 prej të cilëve janë votues të regjistruar për herë të parë.Komuna e Klinës me 20 Qendra Votimi këtë vit në zgjedhjet e parakohshme ka 36.805 votues.

Votimi për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media

Back to top button