Dilema: VV-LDK- bisedimet në pikën zero?!

Haxhiu: Ofertën e LDK-së e kishim refuzuar në takimin e fundit.-Mustafa: Nuk e konsideroj letër zyrtare e ajo nuk do të shqyrtohet në këshill

Edhe sot në qendër të vëmendjes ishin aktivitetet e dy subjekteve politike VV dhe LDK në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Përmes një letreje VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti midis tjerash thotë se kërkesa për largimin e  kryetarit të Kuvendit, Konjufca është qasje jodemokratike.  

Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces.

Ndërsa anëtarja e kryesisë së VV-së Albulena Haxhiu sqaron se ky subjekt ofertën e LDK-së se kishte refuzuar në takimin e fundit. Haxhiu thotë se VV-ja pret takimin e këshillit të LDK-së.(Teksti- Burim ZARIQI, kamera- Olti PACOLLI )./21Media

Back to top button