Dimri në Pakistan e Afganistan ua mori jetën 43 personave

Bllokohen rrugët, anulohen fluturimet

Moti i ligë i dimrit ka goditur një pjesë të Pakistanit dhe Afganistanit, duke lënë të paktën 43 persona të vdekur, duke bllokuar rrugët dhe duke detyruar aeroportet të anulojnë fluturimet.

Pasi stuhitë e borës e goditën rajonin për më shumë se dy ditë, autoritetet po përpiqen të rihapnin autostradat dhe të vazhdojnë evakuimet, transmeton rtv21.tv.

Mijëra njerëz u bllokuan gjithashtu në zona të thella malore afër kufirit afgan, pas bllokimeve rrugore të shkaktuara nga reshjet e borës.

Një nga zonat e goditura më së shumti është provinca jug-perëndimore e Balochistan në Pakistan, me 25 njerëz të vdekur./21Media

Back to top button