Diskutohet raporti i DASH-it

Për rezultatet e Raportit, do flas ministri i Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme sot organizon konferencë për media lidhur me Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), për trafikimin me qenie njerëzore për Republikën e Kosovës.

Për rezultatet e Raportit, do flas ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Brendshme me fillim nga ora 11:00.

Ndryshe, në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim./21Media

Back to top button