Dita e nëntë e protestës, studentët mes Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë

Studentët përmes një sondazhi kanë votuar që të dhe këtë të mërkurë të protestojnë para MAS

Studentët kanë nisur këtë të mërkurë ditën e nëntë të protestës. Një pjesë e tyre lajmëruan se do të protestojnë edhe sot para Ministrisë së Arsimit. Por, një pjesë tjetër e të rinjëve janë grumbulluar para kryeministrisë. Madje disa të rinjë kanë kaluar natën aty edhe pse në temereatura shumë të ulëta.

Edhe pse studentët kanë patur qëndrime të ndryshme me vendin se ku do të zhvillohet protesta, përmes një sondazhi ata kanë votuar që të dhe këtë të mërkurë të protestojnë para MAS.

Por, në ndryshim nga herët e tjera, protesta e të mërkurës do të jetë një protestë e heshtur.

Studentët kanë bërë thirrje për një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Të martën skadoi afati i lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave.

Ndërsa, Kryeministri Rama ka deklaruar se mbetet i hapur për plotësimin e tyre nëse ulen në dialog. Propozim ky që është hedhur poshtë nga studentët, të cilët kanë qenë të prerë në qëndrimet e tyre./vizionplus

Back to top button